FDA autorizon ilaçin e ri kundër Alzheimer

UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH-AFP/ – Një komitet ekspertësh amerikanë do të votojë sot për t’i rekomanduar ose jo Agjencisë Amerikane për Ilaçet (FDA) autorizimin e një trajtimi të ri për Alzheimer-in, hulumtimet kundër të cilit kanë ngecur për dekada.

Molekula “aducanumab” është prodhuar nga laboratorët e “Biogen” dhe thuhet se është e para që trajton reduktimin njohës nga i cili vuajnë pacientët me Alzheimer.

“Aducanumab” është një antitrup monoklonal, që synon të “shkrijë” agregatet e një proteine, beta-amiloidit, që grumbullohet dhe krijon pllaka në indin e trurit të pacientëve.

Prej kohësh, ajo ka qenë një nga synimet kryesore të studiuesve kundër patologjisë degjenerative, që rezulton në një reduktim të funksioneve njohëse dhe humbje të autonomisë.

Mendimi i komitetit është fakultativ, por FDA zakonisht ndjek rekomandimet e tij./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.