Europa burimi kryesor i përhapjes së Covid-19?

LONDËR, 5 nëntor /ATSH-ANSA/- Nuk është Kina, por Europa, zona e botës e identifikuar si burimi kryesor i përhapjes së Covid-19, sipas një studimi mbi gjenomën virale që u krye nga Universitetet e Huddersfield, në Britaninë e Madhe dhe të Minhos, në Portugali, që u botua në revistën shkencore ”Micro Organism”.

Studimi u përqendrua në 27 000 gjenome virale Sars-Cov-2 të identifikuara në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Falë kësaj analize, studiuesit vunë në dukje se kufizimet e udhëtimit në Britaninë e Madhe dhe pjesën tjetër të Europës duket se kanë qenë “shumë pak” dhe janë bërë “shumë vonë” dhe se përhapja aktuale në Amerikë dhe pjesë të tjera të planetit janë ndodhi kryesisht përmes Europës dhe jo nga Kina, ku ishte origjina e virusit.

“Duket e mundshme që ndalimet e udhëtimit të vendosura në të gjithë botën në gjysmën e dytë të marsit kanë kontribuar në një rënie në numrin e shkëmbimeve ndërkontinentale, veçanërisht nga Kina kontinentale, por kanë qenë më pak efektive midis Europës dhe Amerikës së Veriut, ku shkëmbimet në të dy drejtimet ishin të dukshme deri në prill, shumë kohë pasi u vendosën ndalimet”, theksojnë studiuesit.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.