TURQI – 102 viktima nga tërmeti i Izmirit

IZMIR, 3 nëntor /ATSH-AA/ – Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se është rritur në 102 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti.

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1 475 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë.

Nga 1 026 qytetarë të plagosur, kanë lënë spitalin pas trajtimit 883 persona ndërkohë vazhdojnë të marrin trajtim ende 143 prej tyre.

Gjithashtu, punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir nga 17 ndërtesa kanë përfunduar në 12 prej tyre dhe vazhdojnë ende në 5 ndërtesa.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.