TURQI – Arrin në 91 numri i jetëve të humbura pas tërmetit

IZMIR, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 91.

AFAD deklaroi se pas tërmetit janë regjistruar 1 286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është 994, prej të cilëve 839 kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme ndërkohë që 155 të tjerë ende vazhdojnë trajtimin.

Duke folur në një konferencë për media më herët gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum tha se ”numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.