Tabaku: Tek shkolla “Sami Frashëri” nuk po punohet

TIRANË, 2 nëntor /ATSH – I. Vata/ “Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda”, tha sot ish-deputetja e PD-së Jorida, duke deklaruar se tek shkolla “Sami Frashëri” nuk punohet për ringritjen e saj.

Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se “shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve”.

“Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën.  Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. As në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet”, tha ajo.

Po ashtu, Tabaku shtoi se “sot thuajse një javë pas nuk punohet në asnjë kantier, sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.