MADRID, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa kundërshtoi sot thirrjet për rikthimin e një shtetrrethim të rreptë gjatë gjithë ditës, si ai i parë në fillim të këtij viti, duke thënë se nuk do të ishte një hap i domosdoshëm për frenimin e ngarkesës së tepruar të COVID-19 në vend.
“Spanja tashmë ka forcuar rregullat për kontaktet shoqërore dhe ka vendosur shtetrrethimin e natës në shumë rajone”, tha Illa.
“Aktualisht, nuk janë planifikuar kufizime më të rrepta”, shtoi ministri, duke sqaruar se autoritetet së pari do të vlerësojnë ndikimin e masave tashmë të vendosura.
Komentet e Illa-s pasojnë thirrjen e kreut rajonal të Asturia-s për një shtetrrethim më të rreptë, sepse sistemi shëndetësor atje i është afruar një mbingarkese të rrezikshme./ /ervo/