COVID-19 – Stokholmi mbyll ambientet e artit

STOKHOLM, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti i Suedisë njoftoi sot mbylljen e të gjitha muzeve dhe galerive të tij, si edhe kufizimin e aktiviteteve sportive në grup, nga e diela, për të luftuar kundër rritjes së numrit të rasteve të COVID-19.

“Stërvitja në grupe në pishinat e qytetit anulohen, ashtu si patinazhi në akull në pistat lokale”, njoftoi qeveria e qytetit.

“Ideja është të ndihmojmë qytetarët e Stokholmit në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”, shtoi ajo.

Masat janë në fuqi përkohësisht deri më 19 nëntor.

Suedia ndërmori një qasje të pazakontë ndaj pandemisë së COVID-19, me masa mjaft të lejueshme dhe thirrje të arsyes së shëndoshë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.