BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-ANSA/ – Kur të kemi vaksinën, sistemet kombëtare do të duhet të jenë të gatshme, dhe për këtë u kërkojmë shteteve anëtare të bëjnë planet e tyre të vaksinimit për të siguruar që të gjithë të jenë të gatshëm në momentin e duhur, deklaroi presidentja e Komisionit të BE, Ursula von derLeyen.
Deklarata e Von der Leyen u bë gjatë një video-konference me 27 vendet anëtare të BE-së.
”Të 27 vendet do të kenë akses në vaksinë në të njëjtën kohë, duke u bazuar tek numri i banorëve të secilit”, shtoi ajo. /os/