Zbulohet metoda e re e kurimit të Parkinsonit

PIZA, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Ka metoda për ta bërë stimulimin e thellë të trurit më efektiv për t’iu kundëvënë kështu simptomave motorike të Parkinsonit, që bazohen në stimulimin elektrik në zona të caktuara të trurit dhe arrin të eliminojë disa simptoma të tilla si dridhja e duarve.

Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga Instituti Biorobotik i Shkollës së Lartë Sant’Anna të Pizës, Spitali Universitar i Würzburg në Gjermani dhe Universiteti i Genova, i cili identifikoi një sinjal specifik nervor të aftë për të kuptuar kur njerëzit preken nga Parkinsoni fillon të ecë ose të ndalojë.

“Rezultati i studimit është një zbulim shumë i rëndësishëm, sepse truri zakonisht funksionon duke ndryshuar më shumë amplitudat e ritmeve sesa frekuencat e tij, dhe sepse studiuesit kanë zhvilluar një teknikë të re matematikore bazuar në mbi teorinë e informacionit, e cila bën të mundur identifikimin e menjëhershëm të këtij ndryshimi të frekuencës”, thonë këta studjues.
Falë këtij sinjali, do të jetë e mundur që në të ardhmen të modulohet stimulimi i thellë i trurit për ta përqendruar atë në çrregullimet e Parkinsonit që lidhen me ecjen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.