ROMË, 25 tetor /ATSH-AFP-ANSA/ – Italia do të miratojë kufizimet e reja kundër koronavirusit, si mbyllja e kinemave dhe teatrove, pas publikimit të shifrave rekord të kontaminimeve të reja, njoftuan shërbimet e kryeministrit italian, Giuseppe Conte.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka nënshkruar gjatë natës, sipas burimeve qeveritare, planin e ri të masave kufizuese antiCOVID-19, veçanërisht mbylljen duke nisur nga ora 18:00 të të gjitha restoranteve, bareve dhe ëmbëltoreve.