Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë hartën e botës

ANKARA, 23 tetor /ATSH-AA/ – Jo luftërat, por ndryshimet klimatike do të ndryshojnë hartën botërore në XXI, theksoi një shkencëtare turke.

Ish-drejtuesja e Qendrës së parë Turke të Kërkimit Polar (PolReC) në Universitetin Teknik të Stambollit, Burcu Özsoy u bëri thirrje njerëzve të ndryshojnë zakonet e tyre të përditshme dhe drejtimin për të shpëtuar klimën.

“Ne duhet të përcaktojmë drejtimin tonë duke ndryshuar zakonet tona të përditshme dhe teknikat e prodhimit si dhe duke krijuar parashikime të ardhshme bazuar në të dhëna shkencore. Klima do të jetë përcaktuese e hartës së re botërore”, theksoi ajo.

Duke shpjeguar aspekte të rëndësishme të një dokumentari turk, “Kutia e Zezë e Planetit: Antarktida”, i xhiruar në kontinentin e ngrirë, Özsoy tha se ka përshkruar përpjekjet e shkencëtarëve turq për të kuptuar klimën e botës në të kaluarën dhe duke ofruar sugjerime për atë që na pret në të ardhmen.

Duke theksuar se dokumentari u përgatit si pjesë e Ekspeditës së katërt Kombëtare të Shkencës Antarktike të Turqisë vitin e kaluar, ajo shtoi se temperatura më e lartë, të cilin ekipi e përjetoi ishte vetëm 20,75 gradë Celcius (69,35F) në një ishull në brigjet e gadishullit.

Në këtë ekspeditë, 24 shkencëtarë, të kryesuar nga Ersan Basar dhe të koordinuar nga Özsoy, u përpoqën të gjenin përgjigje shkencore për misteret e ndryshme të kontinentit të ngrirë.

“Gjatë kthimit, ekuipazhi gjithashtu dëshmoi shkrirjen e një kalimi detar që ishte ngrirë për një kohë të gjatë, gjë që përshpejtoi kthimin e tyre, por duke rritur ankthin”, shtoi ajo.

Duke nënvizuar se të gjithë akullnajat në rajonet polare mund të mos zhduken, Özsoy nënvizoi se shkrirja e disa prej tyre do të çojë në ndryshim të kufijve në shumë rajone.

“Prandaj, miliona njerëz do të detyrohen të migrojnë”, shtoi ajo.

Ajo tha se ishte e trishtuar nga ajo që pa, koloni të balenave, të pinguinëve duke migruar në gjerësitë gjeografike të jugut në kërkim të ushqimit, duke parashikuar se edhe njerëzit do ta përjetojnë këtë situatë në të ardhmen.

“Ndryshimet klimatike mund të zhysin qytetet me një thellësi nën 70 metra pasi niveli i detit do të rritet për shkak të shkrirjes së akullnajave”, theksoi ajo.

“A mund ta imagjinoni që Londra, Sidneji, Los Angelesi, New Yorku, Rio De Janeiro, Barcelona, Lisbona, Dublini, Amsterdami, Kopenhaga, Oslo, Helsinki, Shën Petersburgu, Kejptauni, Tokioja të zhyten nën ujërat e detit?”, pyeti ajo.

“Dokumentari jo vetëm solli atmosferën polare në shtëpitë e miliona njerëzve por gjithashtu shpjegoi se si studimet në rajon do të formojnë të ardhmen”, shtoi ajo.

“Ne kemi arritur ndërgjegjësimin midis mijëra njerëzve përmes studimeve tona polare dhe të ndryshimeve klimatike. Ne nënvizuam rëndësinë e rajoneve polare për shumë nga të rinjtë tanë dhe i inkurajuam ata të bëhen shkencëtarë”, nënvizoi ajo.

Që nga viti 2016, Turqia ka përshpejtuar kërkimet e saj shkencore në pole. Besohet se ekspeditat dhe hulumtimet do të ndihmojnë arritjet shkencore të vendit.

Aktualisht duke mbajtur statusin e vëzhguesit, Turqia u bashkua me Traktatin e Antarktikut në vitin 1996, i cili u mundëson pjesëmarrësve të kenë të drejtën e votës në vendimmarrjen rreth Antarktidës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.