Rama, thirrje naftëtarëve të Ballshit të ndërpresin grevën: Nuk kemi shkop magjik, po gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume”.

Rama tha se “ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”.

Edhe më herët, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të Rafinerisë së Ballshit të ndërpresin grevën e urisë, ndërsa ka theksuar se qeveria është duke u përpjekur që të gjejë zgjidhje.

Ndërkohë, naftëtarët kanë përfituar pagat e luftës gjatë periudhës së karantinës. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.