Taskforca antiCovid/ 345 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 345 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.
Taskforca këmbëngul në të gjitha bizneset dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor gjatë monitorimeve, që të respektohet rigorozisht protokolli i sigurisë antiCovid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 8 masa me paralajmërim nëpër biznese, për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të librezave të ujit. dhe të planeve 3D.
Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 71 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetjet pesticide.
AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.