Ndërprerje energjie për disa qytete në Jugperëndim/ Punohet për eliminimin e avarisë

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Në Sistemin e Transmetimit të OST-së Durrës dhe atë Jugperëndimor, janë duke u kryer veprime operative për eliminimin e një avarie dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga rrjeti i OST në këto zona.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri të ditur se si pasojë e një avarie në Sistemin e Transmetimit të OST -së, është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH-së në rajonin Durrës dhe atë Jugperëndimor.

Si pasojë, kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacione: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnjë.
Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.