BRITANI E MADHE – Londra: Udhëtarët nga BE-ja do të hyjnë me pasaporta 

LONDËR, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria britanike njoftoi sot se së shpejti do t’u kërkojë udhëtarëve nga Bashkimi Europian, që duan të hyjnë në vend, të paraqesin pasaportat e tyre.

Më parë, qytetarët e BE-së mund të përdornin karta identiteti për të hyrë në Britani, siç është rasti në pjesën tjetër të Bllokut me 27 anëtarë.

“Kartat e identitetit janë më pak të sigurta se pasaportat”, argumentoi qeveria.

Kërkesa do të hyjë në fuqi nga tetori 2021, sipas dokumentit të politikave të qeverisë britanike, “Modeli Operativ i Kufirit”, i botuar sot.

Rregullorja e re vlen, gjithashtu, për vizitorët nga Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.