Shqipëri -Kosovë/ Finalizohet puna për ngritjen e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Finalizohet puna për ngritjen e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) mes Operatorit të Sistemit të Transmemtimit (OST) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT).

Operatori i Sistemit Transmemtimit (OST) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) firmosën Marrëveshjen e Aksionarëve dhe miratuan Statutin e ALPEX duke përmbyllur kështu me sukses një proces të gjatë të nisur qysh një vit më parë. ALPEX do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike, si dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.

Gjithashtu, do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet, Shqipëri dhe Kosovë.

Krenare dhe mirënjohëse për punën e bërë nga të dy Operatorët për përmbylljen e kësaj marrëveshjeje kaq të rëndësishme. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.