TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Shqipëria dhe Kosova synojnë rritjen e bashkëpunimit mbi çështjet e punësimit dhe aftësimit profesional bazuar mbi orientimet e Bashkimit Europian dhe zotimet që dalin nga procesi i Berlinit.
Kështu deklaroi sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën për mobilitetin në punë.
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Denaj dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, Skënder Raçica, nënshkruan sot marrëveshjen e mobilitetit në punë, që mundëson lëvizjen e lirë të punonjësve dhe rritjen e përfitimeve për qytetarët.
/m.m/j.p/r.e/