ZAGREB, 1 tetor /ATSH-ANSA/ – Pas Greqisë dhe Italisë, sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo do të vizitojë nesër Kroacinë, si pjesë e turneut të tij mesdhetar, për të diskutuar mbi situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet bilaterale me qeverinë e Zagrebit.
Pompeo do të ndalet në Dubrovnik ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, ministrin e Punëve të Jashtme Goran Grlic Radman, dhe ministrin e Mbrojtjes Mario Banoziç.
Në qendër të bisedimeve do të jetë Ballkanin Perëndimor, në veçanti vëmendja për të shmangur taksimin e dyfishtë dhe heqjen e vizave të hyrjes në SHBA për qytetarët kroatë.
Shtypi lokal shkruan se njoftimi i heqjes së vizave, ndoshta nga pranverën e ardhshme, do të jepet nesër nga vetë Pompeo.
SHBA kërkojnë ende viza për shtetasit e Bullgarisë, Rumanisë, Qipros dhe natyrisht Kroacisë. /os/