Rindërtimi/ Shkolla “Kajo Karafili” në Maminas, në 26 nëntor gati për të pritur 200 nxënësit

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Rreth 200 nxënës të shkollës “Kajo Karafili” në Maminas, Durrës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, do të kenë kushte me standarde europiane.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi me pamje nga punimet për ndërtimin e kësaj shkolle, e cila do të jetë me mjedise sipas standardeve më të mira europiane.
“Shkolla “Kajo Karafili” në Maminas, po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e fortë.
200 nxënës do të rikthehen këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane”, – theksoi Rama.
143 shkolla do të ndërtohen të reja në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ato do të kenë standarde europiane dhe do ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.