SOFT NEWS – Kur ecën me monopatinë në… autostradë!

RIMINI, 29 shtator /ATSH/ – U fut në autostradë me monopatinë dhe udhëtoi për 10 kilometra, ndërkohë, i ndaluar nga policia më pas, u përgjigj se kishte një intervistë pune, shkruan për një 20-vjeçar nga Rimini today.it.

Djaloshi udhëtoi në autostradë me një monopatinë për rreth 10 kilometra duke pretenduar se duhej të shkonte në Çezena për një intervistë pune dhe se ai kishte marrë autostradën për të mbërritur në kohë.

“Ka një monopatinë në autostradë”, ishte mesazhi në qendrën e operacioneve të policisë së trafikut për Emilia Romanjan në lidhje me praninë e një personi i cili, duke drejtuar një monopatinë elektrike, po ecte përgjatë korsisë së urgjencës.

Operatori i qendrës së operacioneve menjëherë lajmëroi patrullën e Policisë së Autostradës ”Forlì” e cila nga ana e saj arriti të ndalonte djaloshin.

Pas hetimeve të zakonshme, i riu u gjobit për qarkullimin në autostradë me një automjet që nuk lejohet në autostradë nga Kodi Rrugor.

Monopatina u sekuestrua për hetimet e nevojshme./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.