COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 103 të shëruar, 127 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë 103 të shëruar nga COVID-19, 127 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor deklaroi sot se, “në 24 orët e fundit, janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov 2 në këto bashki: 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnjë, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar”.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha ajo.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve”, u shpreh Cami.

Në çdo rast, theksoi ajo, “kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19”.

COVID-19 – Statistika (29 shtator 2020)

Testime totale               87198

Raste pozitive               13518

Raste të shëruara          7732

Raste aktive                 5402

Humbje jete 384 (qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2658

Durrës            594

Shkodër          395

Elbasan          309

Lezhë            308

Korçë            255

Fier              243

Vlorë            197

Kukës           150

Berat           111

Dibër           107

Gjirokastër    75

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.