BM – Johnson premton një program jetik për ruajtjen e vendeve të punës

LONDËR, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri Boris Johnson premtoi një program kursesh profesionale për të rriturit me kualifikime më të ulëta arsimore, pasi Britania e Madhe parashikon rritjen e papunësisë nën ndikimin ekonomik të pandemisë së koronavirusit.

Johnson paralajmëroi se ka të ngjarë të humbasin shumë vende pune, por tha se qeveria do të ndihmojë punëtorët “të marrin aftësitë e nevojshme” përmes një “garancie të aftësive”.

“Siç tha edhe sekretari i Thesarit, Rishi Sunak, nuk mundemi, mjerisht, të shpëtojmë çdo punë. Ajo që mund të bëjmë është të fuqizojmë njerëzit për të gjetur dhe krijuar punë më shumë dhe më të mira”, tha Johnson.

Të rriturit pa kualifikime, pas moshës 16 vjeç, do të kenë mundësinë të marrin “kurse kolegji falas, të vlerësuara nga punëdhënësit” apo “kredi fleksibël” për kurse të tjera.

Johnson tha se programi do të siguronte që “të gjithë të kenë një shans ta provojnë dhe të rikualifikohen”.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.