Ndryshim si nata me ditën/ Rikonstruktohet godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është rikonstrukturuar gjithashtu dhe është kryer dhe sistemimi i rrjetit kompjuterik të brendshëm të kësaj drejtorie, e cila ka pësuar një ndryshim rrënjësor si nata me ditën.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ka publikuar një video të godinës së ristrukturuar ku thekson se investimi ishte i domosdoshëm, ndërsa shton se ndryshimi është si nata me ditën.

“A e dini se në çfarë mjedisesh punohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve? Falë një investimi të domosdoshëm, kemi kryer me sukses rikonstruksionin e godinës, rindërtimin dhe sistemimin e rrjetit kompjuterik të brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”,- thekson Gjonaj.

“Kemi ndryshuar situatën si nata me ditën dhe punojmë çdo ditë për të përmbushur çdo synim që i kemi vënë vetes”,- përfundon Gjonaj.

Më herët Ministrja e Drejtësisë publikoi dhe investimin e kryer në zyrën e arkivave  dhe rrjetit kompjuterik në Ministrinë e Drejtësisë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.