SHBA – G7 planifikon të zgjasë pezullimin e borxhit të vendeve të varfra

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Ministrat e Financave të G7-s përsëritën vendosmërinë e tyre për të punuar së bashku për mbështetjen e vendeve më të varfra, duke theksuar se janë në favor të zgjatjes së mekanizmit të pezullimit të borxhit, që u njoftua në prill nga G20.

“Ka munguar pjesëmarrja vullnetare e sektorit privat, gjë që ka kufizuar përfitimet e mundshme për disa vende”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

“Deri më tani, Nisma e Pezullimit të Shërbimit të Borxhit (DSSI) u ka mundësuar 43 vendeve të shtyjnë 5 miliardë dollarë në pagesa zyrtare të shërbimit të borxhit, me qëllim përdorimin e parave për t’iu përgjigjur pandemisë së COVID-19”, specifikon njoftimin për shtyp i G7-s.

Në pranverë, ministrat e Financave dhe bankierët qendrorë të grupit G20 dhanë miratimin e tyre për një pezullim të menjëhershëm dhe për një periudhë prej një viti, të borxhit të vendeve më të varfëra, veçanërisht të dobësuar nga kriza e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.