”Nokia” nxjerr në treg dy smartfonë me çmime ekonomike

KOPENHAGË, 25 shtator /ATSH-ANSA/ – Kompania ‘’Nokia’’ do të hyjë në treg me dy telefona celularë të rinj me çmim shumë më të ulët se 200 euro.

Marka historike finlandeze, tani në duart e ”Hmd Global”, do të paraqesë modelet ”Nokia 2.4” dhe ”Nokia 3.4”.

‘’Nokia 2.4 vjen’’ do të jetë me një ekran 6.5 inç HD + me një aplikacion që strehon kamerën e përparme 5 megapiksel.

Në trup, përveç lexuesit të gjurmëve të gishtave, ekziston një kamerë e dyfishtë e futur në një modul vertikal, me optikën kryesore 13 mp dhe sensorin e thellësisë 2 mp.

Telefoni inteligjent do të jetë i disponueshëm në disa ngjyra dhe me vlerë rreth 160 euro.

Modeli ‘’Nokia 3.4’’ është i pajisur me një ekran HD 6,39 inç me një kamera të vogël për kamerën seflie, 8 mp.

Në pjesën e pasme, lexuesi i gjurmëve të gishtave dhe kamer 13 megapiksel.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.