PARIS, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Baballarët e rinj francezë së shpejti do të duhet të marrin shtatë ditë pushime atësie të detyrueshme, njoftoi sot presidenti francez Emmanuel Macron.
“Leja e përgjithshme për baballarët e rinj do të rritet nga 14 ditë në një muaj”, tha ai në një video të postuar në Instagram.
“Së pari dhe më kryesorja, vendimi u mor si një veprim në favor të barazisë midis grave dhe burrave. Kur një fëmijë vjen në jetë, nuk ka asnjë arsye pse të jetë vetëm mamaja që të kujdeset për të”, shtoi presidenti.
Sipas tij, është e rëndësishme të ketë një ndarje më të barabartë të detyrave prindërore, që nga dita e parë e lindjes së një fëmije./ /ervo/