STAMBOLL – Turqia dhe Greqia gati për të nisur bisedime të drejtpërdrejta

STAMBOLL, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Turqia dhe Greqia janë gati të nisin bisedime të drejtpërdrejta eksploruese për të ulur tensionet në Mesdheun Lindor, njoftoi sot presidenca turke, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

“Hapat e ardhshëm të Greqisë do të jenë të rëndësishëm në përcaktimin se si do të vijojnë diskutimet”, tha Erdogan, ndërsa i shprehu falënderimet e tij Gjermanisë për përpjekjet e saj të ndërmjetësimit në mosmarrëveshjen për burimet e energjisë.

Deklarata pasoi një videokonferencë midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kancelares gjermane Angela Merkel dhe kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.