Financimet e BE-së, 2.4 milionë euro për rindërtimin e pikës kufitare të Hanit të Hotit

Hani i Hotit

Për të procesuar më shpejt kalimin e qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe #MalittëZi, #BE ka financuar rindërtimin e pikës kufitare të Hanit të Hotit. Më shumë pika kontrolli dhe një zonë e re për automjetet e transportit kanë kursyer kohë të çmuar për qytetarët dhe kamionat që prej vitit 2018.Shikoni videon dhe mësoni se si BE po mbështet #Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit kufitar: https://youtu.be/NWdAltr7-QM#EvropaËshtëKëtu—To process faster the passage of citizens and goods between #Albania and #Montenegro the EU has financed the reconstruction of Hani i Hotit border-crossing. More control positions and a new cargo area have saved precious time for citizens and trucks since 2018. Watch the video and find out more on the following link to learn how the #EU is supporting #Albania to improve its road network, railways, maritime infrastructure, and border-crossing points: https://youtu.be/NWdAltr7-QM #EuropeIsHere European CommissionEU Neighbourhood & EnlargementEuropean External Action Service – EEAS

Gepostet von European Union in Albania am Montag, 21. September 2020

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Për të procesuar më shpejt kalimin e qytetarëve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, Bashkimi Europian ka financuar rindërtimin e pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Investimi prej 2.4 milionë euro ka filluar në shtator 2015 dhe ka përfunduar në maj 2018.

Ky investim ka bërë që të ketë më shumë pika kontrolli dhe një zonë e re për automjetet e transportit kanë kursyer kohë të çmuar për qytetarët dhe kamionët që prej vitit 2018.

“Në përputhje me aspiratat e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE është i nevojshëm përmirësim i konsiderueshëm në rrjetin rrugor, atë hekurudhor, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit detar”, thekson Delegacioni i BE në Tiranë.

“Në Hanin e Hotit është e vetmja pikë e kalimit kufitar e hapur për transport mallrash tregtar midis Shqiëprisë dhe Malit të Zi. Tani ka një zonë më të gjerë, me shumë pika kontrolli. Janë ndërtuar ambiente të përshtatshme dhe një zonë e re për kamionat e transportit”, nënvizon zyra e BE në Tiranë.

“Si donatori më i madh në Shqipëri ne jemi të përkushtuar për ta ndryshuar jetën e qytetarëve shqiptarë edhe përpara se Shqipëria të bëhet anëtare e BE”, thekson delegacioni i BE.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.