OST kryen remont në nënstacionin e Ibës, kufizime energjie në disa zona në Tiranë

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Nënstacioni elektrik i Ibës në Tiranë do t’i nështrohet gjatë ditës së nesërme një remonti, çka synon rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) informoi sot se për shkak të ndërhyrjes që do të kryhet në këtë nënstacion do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për abonentët në disa zona të Tiranës.

“Për shkak të remontit të OST në nënstacionin e Ibës, mē 18 shtator gjatë intervalit kohor 07:00-15:00 do të stakohet energjia në Bërzhitë, Mullet dhe Baldushk”, thuhet në njoftimin e OST-së./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.