BRUKSEL – KE propozon një “Magnitsky” europian 

BRUKSEL, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian do të propozojë një mekanizëm për të sanksionuar abuzimet ndaj të drejtave të njeriut në të gjithë botën, njoftoi sot kreu i tij, Ursula von der Leyen.

“Ju njoftoj se tani do të dalim me një propozim”, shtoi ajo në lidhje me një instrument Magnitsky të stilit europian.

“Ne duhet të plotësojmë kutinë tonë të mjeteve”, tha von der Leyen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Akti “Magnitsky” është një mekanizëm amerikan për të sanksionuar personat, për të cilët zbulohet se kanë shkelur të drejtat e njeriut jashtë vendit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.