Burrel/ OST remont të planifikuar në linjën 400 kV, Tirana 2-Podgoricë

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Operatori i Sistemit të Transmetimit informoi sot se linja 400 kV Tirana 2-Podgoricë iu nënshtrua një remonti.

Remonti synon shmangien e avarive të mundshme si dhe përmirësimin e rrjetit dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.

“Brigada e linjave të Njësisë Operative Burrel gjatë remontit të planifikuar të linjës 400 kV Tirana 2 –Podgorica kryen riparimi i fazës C, kampata 93-94”, infomoi OST.

Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Mali i Zi e financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet bankës KfW me vlerë 43 milionë euro përfundoi në vitin 2011. Linja ka një gjatësi të përgjithshme prej 155 km nga të cilat 125.5 km në territorin e Shqipërisë.

Linja 400 kV Tirana 2 – Podgoricë është pjesë e linjës 400 kV Elbasan – Tiranë – Podgoricë, që ka bërë të mundur mbylljen nëpërmjet territorit tonë të një rrjeti unazor 400 kV të rajonit të Ballkanit./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.