DOHA – Pompeo: Negociatorët afganë të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë paqe

DOHA, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot qeverisë afgane dhe talebanëve, pjesëmarrëse në bisedimet për paqe ndërafgane të shfrytëzojnë rastin për të bërë paqe për gjeneratat e ardhshme. 

“Padyshim që do të përballemi me shumë sfida në bisedimet gjatë ditëve të ardhshme, javët dhe muajt në vijim”, theksoi ai.

“Mos harroni se ju po veproni jo vetëm për këtë brez afganësh por edhe për brezat e ardhshëm, për fëmijët dhe nipërit tuaj”, nënvizoi Pompeo në ceremoninë e hapjes së bisedimeve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.