TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Numri i bizneseve të reja të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit gjatë periudhës mars-gusht llogaritet në 6226.
Drejtoresha e përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Pranvera Fagu bëri të ditur për ATSH-në se në periudhën mars-gusht kemi 6226 biznese të reja të regjistruara.
Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se janë miratuar 1008 kërkesa per çregjistrim biznesi.
Për sa i përket procesit të falimentimit, QKB bëri të ditur se është një procedurë që kryhet pranë gjykatës.
Vetëm pas këtij procesi mund të bëhet kërkesë/aplikim për të regjistruar vendimin e gjykatës lidhur me procedurën e falimentimit në QKB. /a.gjonaj/j.p/r.e/