FOTO/ Korçë, dy shkolla të tjera me standarde bashkëkohore gati për fillimin e vitit të ri shkollor

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Të gjitha institucionet arsimore në bashkinë Korçë kanë marrë masat dhe po bëhen gati për fillimin e vitit të ri shkollor, duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet se, “edhe pse ky do të jetë një vit ndryshe, asgjë nuk na pengon të krijojmë kushtet optimale për zhvillimin e procesit mësimor në shkollat dhe kopshtet e Korçës”.
Veç dezinfektimit dhe meremeteve të nevojshme, thotë Filo, në çdo shkollë në qytet dhe në fshat, dy shkolla të tjera me standarde bashkëkohore i shtohen Korçës.
Shkolla e muzikës “Tefta Tashko Koço” dhe “Naum Veqilharxhi”, janë gati në përfundim të rikonstruksionit. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.