Familja Hoxha nga Petrela, shtëpi më të bukur e më të fortë pas natës tragjike të 26 nëntorit

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Familja Hoxha nga Petrela, Tiranë ka tashmë një shtëpi të re, më të bukur e më të fortë, pas shembjes nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me një video me pamje se si ishte shtëpia dhe si është ndërtuar e re për familjen Hoxha.

“Mirëmëngjes dhe me gëzimin e familjes Hoxha që u kthye në shtëpi të re, më të bukur e më të fortë, pas asaj nate tragjike të 26 nëntorit, kur u rrafshua krejt shtëpia e dëmtuar rëndë në 21 shtator, e me kënaqësinë e qindra gëzimeve të tilla që do të pasojnë javë pas jave dhe muaj pas muaji, për t’u bërë po aq mijë sa familjet e kthyera në shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë ka premtuar se “rindërtimi i shtëpive të familjeve të mbetura pa strehë në natën tragjike të 26 nëntorit, do të krijojë kushte të reja, shumë më të mira për familjet, pa dallim prejardhjeje, statusi social apo bindjesh politike”./k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.