Të ardhurat nga fondet speciale/ Në 7 mujorin e këtij viti u mblodhën 56.1 miliardë lekë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti rezultojnë rreth 56.1 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 1.5 miliardë lekë më pak se a në të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur u mblodhën 57.6 miliardë lekë.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.

Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 49.3 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 7.7 miliardë lekë./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.