TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Bashkia e Roskovecit ka nisur përgatitjen e institucioneve arsimore për nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi u shpreh se janë 2503 nxënësit që do të ulen në bankat e shkollës, në respektim të masave antiCOVID.
“Ekipet e bashkisë po kujdesen për çdo hapësirë publike në shkollat dhe kopshtet e nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec, duke realizuar pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme”, tha ajo.
Bufi tha se “arsimi është prioriteti ynë parësor ashtu siç është dhe detyrimi jonë kryesor mbrojtja dhe siguria e nxënësve, për mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor”.
/m.m/j.p/