Kursi i këmbimit/ Valutat fitojnë “terren” në raport me lekun

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën, dollari amerikan dhe monedha europiane euro fituan “terren” në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,07 lekë ose 0,32 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,26 lekë dhe këmbehet me 104,96 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 137,60 lekë dhe 115,53 lekë. Edhe monedha britanike por edhe franga zvicerane fituan terren kundrejt lekut respektivisht me 0,30 lekë dhe 0,36 lekë. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.