Rindërtimi në Shijak/ 6 shkolla të reja me kushtet e shkollave kudo në Europë


TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në Shijak do të rilindin 6 shkolla pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

“6 shkolla do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Shijak, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave kudo në Europë“, tha Rama.

Kryeministri ndau një video nga punimet që po kryhen në gjimnazin “16 Shtatori”, në Shijak.

“Hidhini një sy gjimnazit “16 Shtatori”, Shijak, ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor”, shtoi ai.

Brenda vitit 2021, në gjithë vendin do të jenë gati 143 shkolla të reja me standarde europiane, në vend të godinave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.