19 127 biznese kanë dorëzuar bilancin e vitit 2019 online në QKB

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ 19 127 biznese kanë dorëzuar bilancin e vitit 2019 online në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga 6 janari deri më 3 gusht të këtij viti, njoftoi Qendra Kombëtare e Biznesit.

Nga këto, 17 592 janë miratuar, dhe 1 535 u refuzuan, kryesisht për parregullsi dokumentacioni.

“Për periudhën 6 janar – 3 gusht 2020, u depozituan online nëpërmjet portalit e-Albania 19 127 bilance nga biznese me administratorë shqiptar. U aprovuan 17 592 bilance. U refuzuan 1 535 bilance, kryesisht për parregullsi dokumentacioni”, bën të ditur QKB.

Gjithsej janë rreth 20 mijë subjekte që kanë detyrimin për të dorëzuar bilancin.

Numri i bilanceve të depozituara nëpërmjet portalit e-Albania, shënoi një tjetër sukses të aplikimeve online. e-Albania njoftoi se depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të fundvitit ishte shërbimi i dytë më i përdorur në e-Albania, me 162 mijë veprime gjithsej.

Për shkak të pandemisë së COVID-19 autoritetet shtynë afatin e dorëzimit së bilanceve nga ana e biznesit nga data 31 mars që është i parashikuar në ligj në datën 3 gusht./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.