GJERMANI – DESTATIS: Qarkullimi i shitjeve me pakicë u rrit me 0,8 %

BERLIN, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Rritja e shitjeve në internet gjatë krizës së koronavirusit ndihmoi që qarkullimi gjerman i shitjeve me pakicë u rrit në gjashtë muajt e parë të vitit, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (DESTATIS).

“Në terma realë, qarkullimi u rrit me 0,8 %, krahasuar me gjysmën e dytë të 2019”, tha DESTATIS, duke përmendur të dhënat e përkohshme.

“Në terma nominalë, rritja ishte 1,5 %”, shtoi zyra.

Sipas një studimi, nga Instituti i Kërkimeve IFO, shitësit e biçikletave ishin fituesit më të mëdhenj të krizës së koronavirusit të ri, të cilët e vlerësuan situatën e tyre aktuale të biznesit me 95 pikë nga 100 të mundshme./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.