TIRANË, 19 gusht/ATSH/Kryetarja e bashkisë Rrogozhinë, Antonela Dedej e shoqëruar nga administratori i njësisë Kryevidh dhe supervizori inspektuan rrugën që do të asfaltohet në njësinë administrative Kryevidh.
Dedej ka bërë të ditur se rruga është 2,21 km e gjatë, 5 m e gjerë dhe me bankina anësore nga 0,5 m.
Zbatimi i këtij projekti sipas saj, do t’i shërbejë 3 fshatrave në njësinë Kryevidh, Rreth Greth me 620 banorë, Patk-Milot 420 banorë dhe Greth i Mesëm 560 banorë.
Po ashtu, kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës ka njoftuar se po ashtu kjo rrugë i shërben banorëve punëtorë të këtyre fshatrave te cilët tregtojnë prodhimet frutore si dhe turistëve të cilët vizitojnë Kishën e Vjetër. z.tosku//a.a/