EBA – Kushner: Riadi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin

DUBAI, 17 gusht /ATSH-AFP/ – Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner tha sot se do të ishte në interesin e Arabisë Saudite që të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin, siç vepruan edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Do të ishte shumë mirë për çeshtjet saudite. Do të ishte shumë mirë për mbrojtjen saudite dhe, të jem i sinqertë, unë mendoj se do të ndihmonte edhe palestinezët”, tha ai gjatë një konference telefonike me gazetarët.

“Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës Mohamed bin Salman vazhdimisht kanë shprehur dëshirën e tyre që palestinezët të kenë një shtet dhe mundësi ekonomike”, vazhdoi Kushner, plani i paqes për Lindjen e Mesme i të cilit u refuzua nga palestinezët.

Arabia Saudite, ekonomia më e madhe në botën arabe, nuk e ka komentuar zyrtarisht marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve, të negociuara nën kujdesin e SHBA-së./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.