COVID-19 – Malta mbyll baret dhe klubet e natës 

VALETA, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Malta do të mbyllë baret dhe klubet e natës nga e mërkura, si përgjigje ndaj rritjes së rasteve me COVID-19, njoftoi ministri i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministri, Chris Fearne.

“Baret dhe klubet e natës me restorant do të lejohen të qëndrojnë të hapura”, shtoi ai.

Fearne dekretoi, gjithashtu, ndalimin e festave në mjetë lundrimi, përdorimin e detyrueshëm të maskave mbrojtëse në hapësira publike të mbyllura, përveç restoranteve dhe një kufi prej 15 personash për tubimet shoqërore.

Në Maltë, shteti më i vogël anëtar i BE-së, shqetësimet në lidhje me COVID-19 janë rritur që nga e shtuna, kur u raportua një rekord prej 72 rastesh të reja ditore infektimi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.