BEJRUT – Qeveria libaneze jep dorëheqjen

BEJRUT, 10 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri libanez Hassan Diab njoftoi sot në mbrëmje dorëheqjen e qeverisë së tij, pas “tërmetit” të shkaktuar nga shpërthimi vdekjeprurës në portin e Bejrutit.

“Sot, unë po njoftoj dorëheqjen e kësaj qeverie”, tha ai në një fjalim televiziv, i drejtuar popullit libanez.

Kreu i qeverisë, i cili e paraqiti veten të pavarur, e bëri klasën tradicionale politike përgjegjëse për dështimet e saj, duke kritikuar korrupsionin që çoi në “tërmetin” që goditi vendin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.