Depozitat u rritën në totalin e 1.06 trilionë lekëve në fund të qershorit

TIRANË, 30 korrik /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i depozitave në muajin qershor 2020 shënoi rritje për të dytin muaj radhazi, duke arritur në rreth 1.06 trilionë lekë.

Sipas BSH-së, rritja e depozitave me 45 milionë euro më shumë se një muaj më parë, ka ardhur nga kursimet në lekë, ndërsa ato në valutë kanë shënuar një përmirësim të lehtë.

Depozitat në lekë u zgjeruan si pasojë e rritjes së kursimeve të biznesit me rreth 7% me bazë mujore.

Bankierët shpjegojnë se ndalimi i transferimit të fitimeve për disa sektorë, po bën që bizneset të mbajnë likuiditetet në banka, duke rritur ndjeshëm treguesin e depozitave në bankat tregtare të vendit. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.