INSTAT/ Në qershor hynë 179 594 shtetas të huaj, rënie me 71,5 % krahasuar me qershorin e një viti më parë

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ INSTAT bëri të ditur sot, se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2020, shënuan shifrën 364.574 persona.

Krahasuar me qershorin 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %.

Sipas INSTAT në muajin qershor 2020, hyrjet e shtetasve  të huaj në vend ishin 179.594 persona. Krahasuar me qershor 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtëmujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtëmujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.