Nuk respektoi masat antiCOVID/ Gjobitet me 1.000.000 lekë një lokal në Durrës

Nuk respektoi masat antiCOVID/ Gjobitet me 1.000.000 lekë një lokal në…

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Mittwoch, 22. Juli 2020

TIRANË, 22 korrik/ATSH-A. Fortuzi/ Policia e Durrësit ka vijuar kontrollet për subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Në këtë kuadër u vendos dhe një gjobë 1.000.000 lekë një subjekti për mosrespektim të masave antiCOVID.

Policia e Durrësit njoftoi të mërkurën se në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij. Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.