BRUKSEL – Edhe liderët hanë… patate të skuqura!

BRUKSEL, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Disa liderë që morën pjesë në një samit të gjatë sot në Bruksel, shijuan patate të skuqura gjatë një pushimi mes seancave, të zhytur në specialitetin e njohur belg, dhe kjo për të qenë në formë për bisedimet e ardhshme.

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel zgjodhën një “drekë të shpejtë” gjatë pushimit në samit duke ngrënë jashtë, në ”Maison Antoine”, një restorant i konsideruar si institucion në Bruksel, sipas një twitteri të Wilmes.

Ajo gjithashtu zbuloi se patatet kishin edhe salcë andaluziane, ndërsa Bettel zgjodhi Samurai, me sa duket zgjedhje që nuk sugjerojnë një mesazh më të thellë politik.

Të dyve iu bashkuan kryeministri maltez, Robert Abela dhe ai estonez, Juri Ratas.

Thuhet se patatet e skuqura në ”Maison Antoine” janë legjendare në Belgjikë dhe më gjerë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i shijoi ato gjatë një samiti të BE në 2016.

Duke zgjedhur shijen e preferuar të kombit belg, kryeministrja tregoi mbështetjen e saj edhe për restorantin vendas dhe sektorin e bujqësisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.