UASHINGTON, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër rekord të infeksioneve të reja koronavirus në 24 orët e kaluara, sipas një numërimi të përpiluar nga universiteti ”Johns Hopkins”.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 77 300 infeksione të reja, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Më parë, rekordi kishte qenë 67 800 infeksione të reja në një ditë të vetme, më 10 korrik.
Në total, më shumë se 3,5 milionë njerëz janë infektuar me Sars-CoV-2 në SHBA dhe 138 000 kanë vdekur nga virusi, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes potencialisht fatale.
Që nga lehtësimi i politikave kufizuese në qershor, numri i infeksioneve në SHBA është rritur shumë, veçanërisht në jug dhe jugperëndim të vendit./ /os/